Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 6.842 raste të reja me COVID-19, derisa 37 tjerë kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit me koronavirus.
Pas testimi të 19.301 personave gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, kanë bërë të ditur se mbi 6 mijë raste kanë rezultuar pozitive.
Gjithashtu është bërë e ditur se 729 persona janë hospitalizuar, derisa në respiratorë aktualisht janë 225 pacientë. Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Serbi, dita ditës po rritet.