Kosova mori pjesë dje (e diele) në Kampionatin Ballkanik të boksit amator, i cili u mbajt në Zagreb të Kroacisë.
Madje, dy boksierë nga Kosova fituan medalje të arta, vëllezërit Shpejtim e Bashkim Bajoku, shkruan FrontOnline.
Bashkimi në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë e mposhti serbin Rade Joksimoviq.
Paraqitja e Kosovës në këtë kampionat nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e Federatës së Boksit të Serbisë.
Kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin ka thënë për “RTK 2” se kjo federatë do të paraqet protestë te Unioni Evropian i Boksit dhe te organizatori i Ballkanikut për përballjen mes boksierit nga Kosova dhe atij nga Serbia./FrontOnline/