Deputeti i LDK’së Faton Bislimi i cili punoi në shtabin zgjedhor të demokratit Joe Biden, thotë se fitorja e këtij të fundit është mirëpritur nga shqiptarët.
Bislimi, ka kujtuar të kaluarën e Biden duke thënë se ai është mik i shqiptarëve.
Por ai thotë se kosovarët nuk duhet të presin ‘mrekulli’ me ardhjen e Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Pavarësisht se sipas tij ishin të shumtë serbët që përkrahën Biden, Bislimi rrëfeu se Serbia mblodhi miliona për financimin e fushatës së presidentit aktual Donald Trump.
“Serbo-amerikanët kanë mbledhur rreth 18 milionë dollarë për Trumpin”, tha ai