Kanë mbetur edhe tri orë e gjysmë deri në mbyllje të vendvotimeve..
E deri në ora 15:00 kanë votuar 480 mijë e 889 persona apo shprehur në përqindje 32.25%.
E, pjesëmarrje më e madhe e qytetareve që kanë dalur të votojnë deri në ora 15:00 është në komunat veriore, shkruan Front Online.
Sipas të dhënave nga KQZ në kohë reale deri më tani në Zubin Potok kanë votuar 63 për qind e votuesve, në Mitrovicën e Veriut 55 për qind e në Leposaviq 59 për qind.
Deri më tani në nivel kombëtar kanë votuar 32 për qind e qytetarëve me të drejtë vote./Front Online