×
  • Lajme
  • Lajme

    Senatori amerikan i kërkon Blinkenit që gjatë tranzicionit të pushtetit, SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Senatori amerikan, Richard Blumenthal, i ka dërguar një letër sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

    Ai ka theksuar rrezikun që Serbia i ka paraqitur Kosovës ndër vite, duke përmendur sulmin e ndodhur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

    Në letrën e tij, Blumenthal ka rikujtuar ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë më 1999, duke theksuar se ambiciet ekspansioniste të Serbisë nuk janë shuar asnjëherë.

    Ai ka shprehur shqetësim të veçantë për mundësinë që administrata e re e presidentit të zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, nuk do të angazhohet mjaftueshëm për paqen mes Kosovës dhe Serbisë, duke marrë parasysh qasjen e mëparshme të Trumpit ndaj Rusisë.

    “Duke pasur parasysh qasjen e mëparshme të presidentit të zgjedhur Trump ndaj Rusisë, kam frikë se administrata e re do të bëjë shumë pak për të inkurajuar paqen mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar senatori nga Connecticut.

    Blumenthal i ka bërë thirrje Blinkenit që gjatë periudhës së tranzicionit të pushtetit në ShBA të ketë një fokus të veçantë ndaj Kosovës.

    “Gjatë kësaj faze tranzicioni, ju kërkoj të përdorni të gjitha instrumentet që keni në dispozicion për t’u siguruar që Serbia të mbahet larg dhe e paaftë për të shkelur në territorin e Kosovës. Ne gjithashtu kërkojmë që ju t’i vazhdoni përpjekjet e kushtuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe pranimin e Kosovës në OKB,”, ka përfunduar Blumenthal.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 710 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik. Sipas të dhënave...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për miratimin e një deklarate për personat e zhdukur,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, lidhur me grantet të cilat i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin e ka ftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të vizituar Moskën më 25 maj të vitit tjetër, kur...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deklarata e kryeministrit Kurti lidhur me çështjen e gjuhës shqipe ka nxitur reagime te politikanët shqiptarë në Maqedoni të Veriut. Lideri i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Vazhdon sot procesi gjyqësor në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. Seanca në Hagë nis në ora 09:00 dhe është paraparë të vazhdojë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka folur për ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Lituanisë ku vendi ynë shënoi fitore me rezultat 1 me...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili dje ka thënë se në Maqedoni të Veriut nuk...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca në rastin e njohur si “rasti i përdorimit të gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës”,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.