×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Senati i SHBA-së nis rezolutë për ta shpallur gjenocid trajtimin e myslimanëve ujgurë në Kinë

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Senatorët amerikanë po synojnë që përmes një rezolute ta shpallin gjenocid trajtimin që Kina po ua bën pakicës ujgure dhe komuniteteve tjera myslimane që flasin gjuhë turkike pas dyshimeve se rreth një milion njerëz po mbahen të mbyllur në kampe të ndalimit.

    Në tekstin e kësaj rezolute, e cila ende nuk është miratuar, thuhet: “Fushata e Kinës kundër ujgurëve, kazakëve, kirgizëve dhe pjesëtarëve të grupeve tjera të pakicës myslimane në rajonin autonom ujgur të Xinjiangut përbën gjenocid”, shkruan The Guardian.

    Kjo rezolutë u paraqit të martën nga senatorë të dy partive amerikane, ndonëse ka pak gjasë që të miratohet së shpejti për shkak se Senati tani nuk është funksional deri pas zgjedhjeve presidenciale.

    Senatori John Cornyn, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane dhe që e përkrahu këtë nismë, tha: “Kjo rezolutë i njeh këto krime ashtu siç janë dhe është hapi i parë për ta mbajtur Kinën përgjegjëse për veprimet e saj të llahtarshme.”

    Senatori demokrat, Jeff Merkley, tha se rezoluta e nisur do të tregojë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë të heshtura për këtë çështje. “Sulmi i Kinës ndaj ujgurëve dhe grupeve tjera të pakicës myslimane – vëzhgimi, burgosja, tortura dhe kampet e detyrueshme të riedukimit – është gjenocid, qartë dhe thjeshtë”, tha ai.

    Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se mbi një milion ujgurë lëngojnë në kampet në rajonin Xinjiang, sepse Pekini mundohet që me forcë ta integrojë këtë komunitet në kulturën kineze dhe t’ia zhdukë trashëgiminë islame, transmeton Gazeta Express.

    Sidoqoftë, Kina e ka mohuar këtë shifër dhe këto kampe i ka përshkruar si qendra të aftësimit profesional, ku njerëzve u mësohen aftësitë për ta parandaluar joshjen nga radikalizmi islamik pas një vargu sulmesh.

    Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar kampet ku po mbahen ujgurët dhe ka vendosur sanksione ndaj sekretarit rajonal të Partisë Komuniste në Xinjiang, Chen Quanguo, por trajtimin e kësaj pakice nuk e ka shpallur gjenocid deri më tani.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës i konsideron të mira duke theksuar se ka një komunikim...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë një sërë emrash që do të drejtojnë agjencitë që trajtojnë çështje të sigurisë...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli i kreu të enjten dy sulme ajrore në një lagje në perëndim të Damaskut dhe në periferi të kryeqytetit, duke i...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti...
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Teksa Gjesti ishte duke ngrënë bukë, Xheneta iu afrua dhe e puthte duke e uruar që ata ushqim, t’i bëhej dashuri ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.