Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë.
Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.
Vetëm pak më parë postimi i Semit në Instastory i ka befasuar të gjithë, duke nisur kështu të perflitet menjëherë në rrjet.
Prej disa kohësh Semi e mban shumë private jetën dhe ndjenjat e saj, duke mos postuar asgjë në rrjete sociale, por mesa duket sot ka vendosur të tregojë gjendjen e saj emocionale dhe duket se dikush i ka ‘thyer zemrën’.
“Zemerthyer”, shkruan Jaupaj.