Semi Jaupaj e ftuar dje si ish-banore në Big Brother Vip Fan Club u shpreh se Donaldi do të jetë pjesë e kujtimeve të saj më të bukura sa i takon eksperiencës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Të martën në mbrëmje në Top Channel u transmetua BBV Fan Club për të zëvendësuar spektaklin Prime nën moderimin e Arbana Osmanit. Produksioni ka marrë kohë për t’i kushtuar vëmendje të veçantë natës finale të 18 shkurtit.
Semi komentoi klipin e saj, i cili përfshinte shumë momente me Donaldin, njësoj si dhe klipi Donaldit ku Semi ishte shumë prezente. Këngëtarja ka qenë fansja numër 1 e aktorit, deri kur ai vendosi të nisë një histori dashurie me Beatrix Ramosaj.
Semi u shpreh se ajo e ka përjetuar emocionalisht këtë veprim të Donaldit dhe së fundmi duket se i ka dedikur një këngë historisë së tij me shoqen e saj të ngushtë Borën. Ajo vetë nuk ka folur ende për fabulën e këngës, por teksti duket si një shëmbëlltyrë e historisë Bora-Donald.
Pyetur se cilin konsideron fitues, Semi tha se kushdo që të fitonte do ishte e lumtur dhe se nuk bënte tifo për asnjë.