×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj u thotë qytetarëve ta padisin KEDS-in dhe qeverinë Kurti nëse u prishen pajisjet shtëpiake

    FrontOnline
    02 Janar 2025

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar për krizën energjetike në Kosovë, ku siç thotë ai disa qytete e fshatra nuk kanë rrymë deri 48 orë.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj u bëri thirrje qytetarëve që ta padisin KEDS-in dhe Qeverinë Kurti, në rast se u prishen pajisjet shtëpiake si shkak i mungesës së rrymës.

    “Padin duhet ta bëjnë vetë qytetarët, sepse Albin Kurti nuk i mbronë ata. Ai tashmë ka hyrë në raporte dhe marrëdhënie të afërta me ata që udhëheqin me KEDS-in!”, ka shkruar mes tjerash Selmanaj.

    Postimi i plotë:

    E papranueshme që edhe në vitin 2025, qytetet dhe fshatrat e Kosovës deri ne 48 orë pa energji elektrike.

    LVV dhe Albin Kurti dikur e cilësonin proces kriminal “Privatizimin e Rrjetit të Distribucionit dhe Shpërndarjes të KEK-ut”, kurse sot “qile guri gojën” nuk e thonë asnjë fjalë të vetme kundër KEDS-it, që po i lë qytetet dhe fshatrat e Kosovës deri në 48 orë pa energji elektrike.

    Kontrata e privatizimit, e obligon KEDS-in që me çdo kusht t’i furnizoj qytetarët me energji elektrike, pavarësisht nivelit të prodhimit nga ana e KEK-ut. Nga njëra anë qytetarët kanë obligim t’i paguajn faturat për energjinë e shpenzuar, kurse KEDS-i ka obligim të detyrueshëm ti ofroj qytetarëve energji elektrike.

    Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen me mungesë të energjisë dhe rrjedhimisht edhe me prishje të paisjeve shtëpiake, ta padisin KEDS-in dhe Qeverinë e Kosovës për mos zbatim të kontratës dhe mos ofrim të shërbimeve.

    Padin duhet ta bëjnë vetë qytetarët, sepse Albin Kurti nuk i mbronë ata. Ai tashmë ka hyrë në raporte dhe marrëdhënie të afërta me ata që udhëheqin me KEDS-in!

    Kështu e ka Albini, në opozitë sulmon, kurse në pushtet e shtrin qafën!

    Hajnat n’burg!

    Nga Rubrika
    Lajme04 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar të fortë,...
    Lajme04 Janar 2025
    Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, deklaroi për RTK-në se është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Lumir Abdixhiku është takuar sonte me banorët e fshatit Stravuqinë...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje...
    Vip04 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Burime të Indeksonline pranë artistes kanë konfirmuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e sontëm që ka zhvilluar në Drenoc të...
    Lajme04 Janar 2025
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka fituar betejën për hotelin "Grand", në Gjykatën e Arbitrazhit. Pacolli ka thënë se...
    Lajme04 Janar 2025
    Kosova së shpejti pritet të furnizohet me helikopter dhe dron të cilët janë në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit në...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, të bërë në gazetën prestigjioze amerikane “The New...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.