Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka folur për vizitën zyrtare që ka pasë sot delegacioni i Kosovës me kryeministrin Avdullah Hoti në Maqedoninë e Veriut.
Selmanaj ka deklaruar se ata patën një pritje shumë miqësore nga udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut.
“Projekte të përbashkëta zhvillimore dhe bashkëpunimi ndër- shtetëror në të gjitha fushat ishte konkluzioni i përbashkët i të gjitha takimeve”, ka shkruar Selmanaj në rrjetin social Facebook.