×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Të dhënat e Raportit të Progresit janë shqetësuese – në lirinë e shprehjes kemi marrë goditjen më të madhe

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për Raportin e Progresit për Kosovën, të cilin e pranoi dje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

    Selmanaj tha se të dhënat e Raportit të Progresit janë shumë shqetësuese dhe sipas tij, një nga termat që përmendet më së shumti është “centralizim tek pushteti ekzekutiv”, në pothuajse të gjitha temat.

    Ai tha se tek institucionet demokratike, Raporti flet për kuvendin, ku sipas tij, thotë se kuvendi ka hasur në vështirësi të arritjes së kuorumit për vendimmarrje gjë që ka vonuar legjislacionin dhe funksione të tjera kyçe.

    “Mosmarrëveshjet politike, mungesa e bashkëpunimit me opozitën kanë penguar progresin dhe reformat e lidhura me BE. Niveli i lartë i vendimmarrjes të centralizuara në ekzekutiv ka dobësuar përfshirjen demokratike dhe rolin e ministrive përkatëse duke kufizuar shumëllojshmërinë e perspektivave politike në vendimet kyçe”.

    “Kur flet për administratën publike. Dobësitë e administratës mbeten të shumta, përkeqësim si pasojë e strukturave të paqarta të llogaridhënies dhe përparim i kufizuar në zbatimin e praktikave të rekrutimit mbi bazën e meritës”.

    “Kur flet për sundimin e ligjit dhe vështirësitë në gjyqësor. Reforma në gjyqësor është penguar nga ndryshimet legjislative të nxituara dhe pa konsultime të plota. Madje shkon edhe më larg ku thotë se nuk janë marrë parasysh fare rekomandimet e Komisionit të Venecias edhe në rastet konkrete si në atë për Ligjin për KPK-në”, tha Selmanaj për Raportin e Progresit, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, ai foli edhe për atë se çka, sipas tij, u tha për lirinë e shprehjes në Raportin e Progresit, duke thënë se Kosova në këtë pikë e ka marrë goditjen më të madhe ndonjëherë.

    “Tek liria e shprehjes, që kam përshtypjen e kemi marrë goditjen më të madhe ndonjëherë thotë se edhe pse Kosova ka një mjedis pluralist, ndikimi i qeverisë mbetet shqetësues. Edhe pse rregullimin e mediave, thotë, e miratuan, por kuvendi i injoroi tërësisht rekomandimet nga BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë duke aprovuar ligje që mund të kufizojnë pavarësinë e tyre”.

    “Për transmetuesin publik thotë se po përballet me paqëndrueshmëri të madhe. Me dorëheqjet e fundit të menaxhmentit të lartë dhe anëtarëve të bordit, pavarësia editoriale është kompromentuar aq shumë dhe shqetësimet për mungesën e mbrojtjes nga presioni qeveritar vazhdojnë fuqishëm”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Bashkëshortja e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, Elizabeta Sylaj, ka shpërnda një fotografi së bashku me Altinin, ku i ka dhënë...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e...
    Lajme02 Janar 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transportit publik urban, të cilat do të mund të përdoren...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Karatisti i njohur, Elhami Shabani, ka pasionin dhe përkushtimin e një sportisti që ka kaluar nëpër shumë sfida për të arritur sukses....
    Lajme02 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP në lidhje me certifikimin e Listës Serbe....
    Lajme02 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është përballur me një valë kritikash nga miqtë e Kosovës pas publikimit të një...
    Lajme02 Janar 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Lajmin për Express...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Propozimet e përmendura gjatë bisedimeve të koalicionit të Austrisë sugjerojnë se mund të ketë ndryshime në kërkesat e shtetësisë, me një ndryshim...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Berisha me rastin e vdekjes së ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.