Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka thënë se në LDK ka mendim ndryshe ku jepen vlerësime për situata të caktuar.
Ai për votimin e Vjosa Osmanit për presidentë tha se brenda partisë ka mendime dhe qëndrime për këtë çështje.
Selmanaj tha se lidhur me këtë çështje do të shihet kur të vije radha.
“Absolutisht s’ka. Kemi mendime ndryshe. Japim vlerësime për situata të caktuara. Ta shohim kur të vijë radha. Kemi mendime dhe qëndrime edhe për këtë çështje”.