×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Pafytyrësia e Kurtit, e quante Rugovën kolaboracionist, sot për qëllime elektorale shkon në rezidencën e tij

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Albin Kurti dikur e quante presidentin Rugova si “kolaboracionist”.

    Kurti sot ka qenë në rezidencën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku e ka quajtur atë si “figura qendrore e historisë moderne të Kosovës”.

    Selmanaj thotë se ndryshim kaq radikal të qëndrimeve bëjnë politikanët politikanët hipokrit, perfid, mashtrues dhe pa dinjiteti.

    “Paftyrësia e Albin Kurtit! Albin Kurti, dikur Presidentin Rugova e quante “Kolaboracionist”, thoshte se “Rugova dhe Rugovizmi i kanë bë dëm të madh politik Kosovës”. Ndërsa sot, për qëllime krejtësisht elektorale pa fije turpi shkon në rezidencën e tij dhe e quan “figurë qendrore të historisë moderne të Kosovës”. Çfarë ndodhi tash?! Si u transformua një “kolaboracionist” në “figurë historike”?

    “E vërteta është se këso qasjesh dhe ndrrime kaq radikale të qëndrimeve, bëjnë vetëm politikanët hipokrit, perfid, mashtrues dhe pa fije dinjiteti. Pavarësisht qëndrimeve të tilla të politikanëve manipulant, Presidenti Rugova është dhe do mbetet figura më e madhe kombëtare që ideoi, projektoj dhe krijoj projektin e pavarësisë së Kosovës. Më poshtë i keni faktet se çfarë mendonte dikur ky mashtrues për Presidentin e papërsëritshëm Dr. Rugova”, ka thënë Selmanaj.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Gjatë këtyre ditëve kemi përpara dy qendra të thella me presion të ulët atmosferik apo dy fronte të fuqishme, të cilat do...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi deklaroi për “Front Online” se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është shqipja. “Ashiqare qe shqipja...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj shprehet se deklarata e kryeministrit Kurti ishte e nxituar dhe e dëmshme për...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për 4 vjet të plota, qytetarët kanë vëzhguar se si...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Janë bërë 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainë. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtë mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë. Pas mbledhjes kryeministri i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Lideri i NISMAS, Fatmir Limaj bashkë me partnerin e koalicionit, liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj kanë prezantuar sot kandidatët për deputetë nga...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar sot se zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 29 dhjetor. Ai theksoi se qeveria...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë finale e saj në Ligën e Kombeve. “Kuqezinjtë” synojnë me patjetër fitoren për të shpresuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.