Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, në interpelancën e thirrur për kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me dialogun me Serbinë, ka kritikuar ekzekutivin paraprak të udhëhequr nga Albin Kurti.
“Nëse dikur keni mëndu se dikush mund të mbajë këshilltar i cili thotë se UÇK’ja ka kryer krime, te kjo qeveri s’mund t’i gjeni ato. As te koordinatori nacional e as te ekipi i tij”, tha Selmanaj.
Më 24 prill këshilltari politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi kishte thënë se disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ndaj civilëve të pafajshëm, qëndrim ky që kishte ngjallur reagime të shumta në mbarë vendin.
Kurti më pas e kishte liruar nga detyra Gashin.