×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj mohon se ka përplasje në LDK

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj duke komentuar deklaratat e djeshme të tij dhe reagimin e Anton Qunit lidhur me drejtuesit e ri të kësaj partie, ka thënë se nuk janë përplasje por pjesë të demokracisë së brendshme.

    Ai pasi është betuar si deputet i legjislaturës së tetë, ka thënë se në LDK lejohen mendimet ndryshe.

    Selmanaj: Në LDK ka mendime të ndryshme

    “Absolutisht kjo është pjesë e demokracisë së brendshme, që LDK ka mendime të ndryshme, shprehim mendime, vlerësime për situata të caktuara”, tha ai.

    Selmanaj i pyetur nëse do ta votojnë Vjosa Osmnin për presidente, ka thënë se do të vendosin kur të vjen koha për atë çështje.

    Deputeti i sapozgjedhur i LDK-së dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, dje ka thënë se drejtuesit e ri të LDK-së po bëjnë “turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosa Osmanin. Kjo sipasa tij, është përpjekje për ta dëmtuar edhe më shumë LDK-në.

    Atij i ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, duke e mbrojtur kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    “Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. “Dream Team” në krye me Lumirin”, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Për shkak të mungesë së noterës Valbona Murtezi-Bytyqi, e cila po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare rreth shitblerjes së një lokali...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.