×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Liberalizimi i vizave s’varet më nga Kosova, presim reflektim nga skeptikët

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Kosova ka disa vite që pret liberalizimin e vizave. Megjithatë, zëvendësi i Hotit, Driton Selmanaj, thotë se kjo çështje nuk është më në dorën e Kosovës.

    Sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga Brukseli.

    “Dua të them shqetësimin e qeverisë së Kosovës për mungesën akoma të një vendimi shumë meritor për popullin e Kosovës që është liberalizimi i vizave. Kjo situatë nuk është më në dorën tonë. Kosova ka zbatuar detyrat e saj ose të them ato detyra që na janë listuar nga ana e BE-së. Tash kemi disa rekomandime ose vlerësime qoftë të Parlamentit Evropian, qoftë Komisionit që ky vendi të merret”, ka thënë Selmanaj.

    Ai ka thënë se si qeveri nuk po arrijnë që të kenë më mirëkuptim pse kjo nuk po ndodh por mbeten me shpresë që do të ketë reflektim pozitiv nga shtetet që janë hezituese.

    Këto deklarata ai i dha në panelin e diskutimit të organizuar nga “Demokraci Plus”, me temën “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën”?!.

    Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk e gëzon liberalizimin e vizave, ndonëse lëvizja e lirë e qytetarëve ishte premtuar në vazhdimësi nga udhëheqësit politikë të vendit.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në 23 vjetorin e sulmit. Krasniqi ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gati një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për këtë rast. Aktakuza është ngritur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendi është në rrugën e duhur që të pajiset me sistemin raketor “Javelin”. Në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’është diçka e re dhe se...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sulmi mbi Kullat Binjake në New York, ishte sulm mbi vlerat...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ish-kryediplomati i Kosovës Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka përkujtuar një datë të rëndësishme për Kosovën, atë të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ofrohet mbrojtje e përkohshme 85 shtetasve afganë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.