Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka reaguar për vjedhjen e 2 milionë eurove.
Ai ka shkruar se “kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike”.
Ai ka theksuar se Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Reagimi i plotë:
Kushdo që e bën fajtore qeverin për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
Kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike.
Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Beteja e tillë nuk është e lehtë, por kërkon mobilizim dhe bashkëpunim të madh ndër-institucional.Mbështetja shoqërore e kësaj beteje, garanton çlirim më të shpejt dhe fuqizim të shtetit të së drejtës.