Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka kritikuar sot procesin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërsa, kjo e fundit sot do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë për media se kryesia e LDK’së nuk ka ndikim në zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij subjekti.
Ai ka thënë se ish-kryetari Isa Mustafa e ka lëshuar sallën, andaj edhe ka mohuar ndikimet në zgjedhjen e kryetarit të ri.
“Ne kemi një garë tre kandidatura, secili më i mirë se tjetri. Kështu duhet të shihet, si atmosferë shumë pozitive. Ne i miratojmë të gjitha kandidaturat që janë. LDK ka një statut të konsiliduar dhe dekomraktik. Po të kishte edhe kandidatura tjera, do të merrnin përkrahje. Për ndikimin nga kryesia, nuk ka kjo asnjë kuptim. Kryetari e lëshoi sallën”, deklaroi ai.