Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për atë se siç ka thënë Selmanaj, po mbron ministrat dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe VV`së që dyshohet se janë të përfshirë në afera korruptive.
Selmanaj ka përmendur secilin veç e veç që dyshohet se është i përfshirë në korrpsion si ministrin Liburn Aliu, Rozeta Hajdare, Faton Peci, Donika Gërvalla, ambasadorin Martin Berishaj, Nagip Krasniqin e të tjerë.
“Por, ajo që qytetarët duhet të dinë është se Albin Kurti, me dorën e vet, i ka vendosur këta persona në këto pozita për të vjedhur dhe abuzuar. Hajnat dhe abuzuesit duhet të shkarkohen, të ndëshkohen e të dënohen.Por këtë nuk e bën Albini. Në fakt, ai i mbron me gjithë forcë secilin prej tyre”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
PSE PO I MBRONË ABUZUESIT ALBIN?
Kurti ka arritur të krijojë një parti-individ. Edhe në sytë dhe në gjykimin e militantit:
Kur vjedh Liburn Aliu – nuk ka vjedh Albini.
Kur vjedh Rozeta Hajdari – nuk ka vjedh Albini.
Kur vjedh Martin Berisha – nuk ka vjedh Albini.
Kur vjedh Nagip Krasniqi – nuk ka vjedh Albini.
Kur vjedh Hysen Durmishi – nuk ka vjedh Albini
Kur vjedh Faton Peci – nuk ka vjedh Albini.
Kur vjedhin në 2123 kontrata sekrete – nuk ka vjedh Albini.
Kur vjedhin në librat e fëmijëve tanë – nuk ka vjedh Albini.
Kur dënohet Donika Gërvalla – nuk është dënu Albini.
Kur dënohet Rozeta Hajdari – nuk është dënu Albini.
Kur arrestohet Faruk Mujka – nuk është arrestu Albini, etj,etj.
Por, ajo që qytetarët duhet të dinë është se Albin Kurti, me dorën e vet, i ka vendosur këta persona në këto pozita për të vjedhur dhe abuzuar. Hajnat dhe abuzuesit duhet të shkarkohen, të ndëshkohen e të dënohen.
Por këtë nuk e bën Albini. Në fakt, ai i mbron me gjithë forcë secilin prej tyre.
Kjo lehtësisht nxjerrë përfundimin se edhe ai vetë është i përfshirë. Përndryshe, pse ka nevojë t’i mbrojë abuzuesit?!