Përveç faktit që për shkak të përbërjes unike 3-n-butilftalide – selino mund të ketë efekte të uljes së kolesterinës, studiuesit besojnë se kjo perime ka shumë përbërje të tjera mbrojtëse të rëndësishme për shëndetin e njeriut, efekti i të cilave hetohet gjerësisht. Në një studim, kur minjtë u ushqyen me një dietë të yndyrshme për tetë javë, ata që morën ekstrakt selino treguan nivele ndjeshëm më të ulëta të lipideve në gjak sesa minjtë në grupin e kontrollit që nuk morën ekstrakt selinoje. Përveç kësaj, ekstrakte nga kjo perime është zbuluar se ndihmojnë në uljen e niveleve të glukozës plazmatike tek të rriturit.
Dr. Josh Ex, një nutricionist nga Nashville, deklaron se selino përmban antioksidues dhe polisaharide që dihet se kanë efekte anti-inflamatore, veçanërisht antioksidues flavonoidë dhe polifenolikë. Hulumtimet tregojnë se këto përbërje janë veçanërisht të dobishme në luftën kundër radikalëve të lirë. Studiuesit kanë identifikuar mbi një duzinë lloje të ndryshme të ushqyesve dhe antioksiduesve që janë përgjegjës për përfitimet e produkteve të selinos. Këto përfshijnë acide fenolike, të tilla si kafeike dhe ferulike, plus flavanole të tilla si kuercetina.
Për shkak të potencialit të tij për të zvogëluar inflamacionin, selino mund të jetë e dobishme në trajtimin e një game të gjerë të gjendjeve që përkeqësohen nga inflamacioni, duke përfshirë dhimbjen e kyçeve (të tilla si artritin), përdhes, infeksionet e veshkave dhe mëlçisë, probleme të lëkurës, sindromën e zorrëve nervore. Dr. Ex shton se selino mund të ndihmojë në parandalimin ose trajtimin e hipertensionit. Besohet se disa lëndë ushqyese të gjetura në selino mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut duke vepruar si një relaksues i muskujve të lëmuar dhe duke përmirësuar rrjedhën e kalciumit dhe kaliumit brenda dhe jashtë qelizave./FrontOnline/