Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka shkruar për një takim të tij me John Ratcliffe, të zgjedhurin e presidentit Donald Trump për drejtor të CIA-s.
Selimi përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, tha se është takuar me Ratcliffe në një samit të diasporës shqiptare në Nju Jork, derisa thotë se ai është mbështetës i Kosovës dhe Ballkanit.
“Kam takuar John Ratcliffe njëherë në një samit të diasporës shqiptare në Nju Jork, por ai është një mbështetës i njohur i Kosovës dhe Ballkanit. Njeri shumë mendjemprehtë dhe largpamës. Kam postuar në Tëitter për punën e tij të mëparshme për presidentin Trump pesë vite më parë. Ratcliffe tani është nominuar për të udhëhequr CIA-n.” – ka shkruar ai.