×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi shpalos punën 100 ditëshe të dikasterit që ai drejton

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka folur për të gjitha të arriturat e ministrisë që ai udhëheq, brenda 100 ditëve, ku ka theksuar se kanë procesuar dhe janë duke punuar në 17 ligje, 7 rregullore dhe shumë udhëzime administrative.

    “Gjatë këtyre 100 ditëve, kemi procesuar dhe jemi duke punuar në 17 ligje, 7 rregullore dhe shumë udhëzime administrative. Gjatë kësaj periudhe kemi miratuar projekt kodin civil, ligjin e pronësisë, familjes dhe trashëgimisë. Kemi procesuar projektligjin për tokën ndërtimore, për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj dhe projekt ligjin për pronën publike. Pas debatit që e kemi pasur në komision për projektligjin për tokën ndërtimore dhe argumentimet që janë dhen aty, unë kam dërguar kërkesën që ky projektligj të kthehet dhe të punojmë së bashku me deputetët që ta bëjmë një ligj më të mirë. Është hartuar projekt ligji për te drejtën ndërkombëtare private, gjithashtu kemi nënshkruar 3 udhëzime administrative të cilat i mbrojnë personat e akuzuar potencial nga dhomat e specializuara”, ka thënë ai

    Ndër to ai ka theksuar se kanë konfiskuar mbi 1.5 milion të aseteve, parave, arit dhe automjeteve të cilat janë marr në mënyrë të kundërligjshme.

    “Agjencia e cila është në ministri të Drejtësisë, ka konfiskuar mbi 1.5 milion të aseteve, parave, arit dhe automjeteve të cilat janë marr në mënyrë të kundërligjshme. Ne e kemi në ruajtje, ato që janë të konfiskuara jemi në procedura të tjetërsimit, ato të sekuestruara jemi duke e pritur vendimin e gjyqësorit për të proceduar”, ka thënë ai.

    Gjatë një përmbledhje të punëve brenda 100 dite, Selimi ka theksuar se procesi i vetingut ka qenë “puro politik”.

    “Procesi i vetingut ka qen puro politik, edhe pse ekspertët kanë qenë të mirë, akademik të mirë të fushës, por mënyra e përzgjedhjes dhe detyrat e dhëna mendoj që e kanë reflektuar qëndrimin politik e jo qëndrimin e politik bërjes. Andaj ne kemi vendosur që ky grup të jetë gjithëpërfshirës të jetë reprezentativ dhe të udhëhiqet, ata vet kanë vendosur që të udhëhiqet nga shoqëria civile”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.