×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi-shefit të BE-së: Lufta e pakompromis kundër korrupsionit janë rruga e vetme e Kosovës

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës se BE-se/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog.

    Në këtë takim, Ministri Selimi ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë që Ministria e Drejtësisë ka me Zyrën e Bashkimit Evropian, e cila ka ofruar mbështetje të vazhdueshme përmes projekteve të cilat kanë sjellë cilësi, ekspertizë dhe infrastrukturë në sistemin e drejtësisë.

    Në takim poashtu u shkëmbyen pikëpamjet mbi rezultatet e Reformës në Drejtësi, veçanërisht procesi i Rishikimit Funksional i Sundimit të Ligjit dhe procesi i llogaridhënies duke përfshirë Vettingun si pjesë e reformës, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial.

    Përveç agjendës legjislative, Ministri Selimi dhe Shefi i Zyrës se BE-se/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, z. Szunyog kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizmit të vizave, si dhe detyrat të cilat e presin Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian, me ç’rast ministri Selimi ritheksoi se Bashkimi Evropian mbetet synimi strategjik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe për këtë institucionet e vendit janë të përkushtuara në avancimin e agjendës për integrim.

    “Fuqizimi i sundimit të ligjit dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit janë rruga e vetme e Kosovës dhe garantuese për të ardhmen e saj në Bashkimin Europian”, tha Ministri Selimi.

    Në kuadër të takimit Ministri Selimi ka shprehur shqetësimin për moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë, e cila vazhdon të keqpërdorë Interpolin për ndalimin e qytetarëve të Kosovës.

    Nga ana tjetër Shefi i Zyres se BE-se/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, z. Szunyog ka theksuar se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i përkushtuar për të çuar më tej bashkëpunimin e ngushtë që ka me të gjitha institucionet e Kosovës për ta ndihmuar në proceset e zhvillimit të përgjithshëm si dhe bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.

    Në përfundim të takimit, ministri Selimi duke falënderuar z. Szunyog për bashkëpunimin e deritanishëm ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e reformave në Kosovë dhe avancimit të agjendës të integrimit, e cili mbetet një nga synimet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e Pavarësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ka ndërruar jetë shoferi i veturës që u aksidentua para dy jave me një veturë të Policisë së Kosovës. Aksidenti kishte ndodhur...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se këtë javë “Turneu i Ndryshimit” do shkojë edhe në katër...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Dëshmitari Nezir Çoçaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se i është kërkuar nga Ferat Shala që të inkuadrohet në...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve të cilët dyshohet se e kanë therur për vdekje dhe...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar takimin e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së...
    Ekonomi18 Nëntor 2024
    Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen e sotme, si dhe takimet miqësore në të kaluarën. Ai tha...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për atë se siç ka thënë Selmanaj,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.