×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi pyetet për lirimin e këshilltarit që po hetohet për drogë: Së paku unë kam marrë përgjegjësi

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur emrat dhe profesionet e këshilltarëve të jashtëm dhe të brendshëm, për çka u pyet nga deputeti i Kuvendi të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni.

    Deputeti Hyseni vec kësaj ka pyetur Selimin edhe largimin nga detyra të këshilltarit të jashtëm në këtë ministri, Enis Qerka, për të cilin ishte arrestuar me dyshimin e përfshirjes në kontrabandimin e 113 kilogramë narkotikë të llojit heroinë , në dhjetorin e 2018-ës.

    Deputeti Hyseni kërkoi nga Selimin se cila është etika dhe morali i reagimit atëherë kur mediat raportojnë për një skandal, e për çka ministri bëri krahasime të etikës së tij me ta.

    “Në mesin e regjisorëve, ekonomistëve e të arkitektëve po duket që pak ka jurist. Por sido që të jetë pyetja është. Deklarimi që ka bërë një këshilltar i juaj dhe afera për të cilën është kapur apo akuzuar, ju keni thënë që e keni liruar nga detyra me të kuptuar se mediat kanë raportuar për një skandal të tillë. Më pas i njëjti ka deklaruar që ai ka kërkuar të lirohet nga detyra. A do të thotë që ju i shkarkoni këshilltarët që kapën me mbi 100 kilogramë substancë narkotike vetëm pasi ata kërkojnë që të lirohen nga detyra apo nga raportimi i mediave. Cila është etika dhe morali i reagimit në këto situata. Fillimisht i emëroni e më pas i shkarkoni duke raportuar mediat e duke kërkuar ata”, pyeti Hyseni.

    Selimi pranoi që largimin e këshilltarit Qeka e bëri pas raportimit të mediave, e për çka thotë se etika është se ai ka marrë përgjegjësinë.

    “Është raportuar nëpër media gjithandej në qeverinë e kaluar për këshilltarë të ndryshëm që kanë pas lidhje me grupe të cilat kanë qenë pjesë e krimit të organizuar dhe drogë. Etika është që të mos lidhet kjo punë kjo punë nëse nuk ka një aktvendim për hetime apo aktakuzë. Etikë është të mos raportohet. Gjithashtu gjithandej është raportuar që ka pas këshilltarë tjerë që kanë pas lidhje gjithashtu me krimin e organizuar. Etika është që të mos të ngarkohet ministri nëse nuk ka aktvendim për hetime prapë ose aktakuzë. Etikë është që të mos raportohet. Dallimi mes etikës është që së paku unë e kam marrë përgjegjësinë para publikut raportimit të mediave, e kam marrë një vendim e kam përqafuar faktin e këtij raportimi i cili e ka përmirësuar ministrinë. Më para ajo etikë për të cilën flisni ju ka qenë etikë e mbrapshtë pasi që ata asnjëherë nuk kanë marrë përgjegjësi dhe asnjëherë nuk janë përgjigjur për ato akuza të cilat i kam lexuar nëpër media. Etika është që të përmirësohesh nga mediat, nga shoqëria civile, nga deputetët, etika është që të bëhesh më e mirë nga ajo që e dëgjon dhe e përmirëson në vetë ministri. Kjo është etika. Ky është dallimi im për etikë dhe etikën për të cilën flisni ju”, deklaroi Selimi.

    Tutje ministri ka vazhduar duke bërë krahasime të etikës së tij me atë të partisë së deputetit Hyseni.

    “Kjo etikë e juaja është etikë e një grushti të votave, është etikë e të bërit politikë ditore, e nuk është etikë e bërjes së politikave shtetërore. Ky është dallimi zotëri Hyseni. Lirimi nga detyra e këshilltarit është bërë me marrëveshje e është liruar nga detyra pas raportimi, është e vërtetë. Në kohën kur është emëruar këshilltari nuk ka pas dhe as nuk ka aktvendim për hetime, nuk ka pas e as nuk ka aktakuzë”, potencoi Selimi.

    Hyseni ka kritikuar Selimin edhe për mungesë të transparencës duke thënë se kjo është shqetësuese për deputetët, duke iu referuar edhe mos publikimit të emrave të këshilltarëve. E për çka Selimi thotë se kjo është përgjegjësi e administratës.

    Ministri Selimi prezantoi emrat dhe profesionet e këshilltarëve në Ministrinë e Drejtësisë.

    “Me këtë raste ju njoftoj me emrat dhe këshilltarët e brendshme që janë gjithsej shtatë. Diana Rugova shefe e kabinetit inxhiniere, Naim Ramizi këshilltar politik, shkenca politike. Nimon Bricori këshilltar politik, ekonomist. Xhavit Loshaj këshilltar politik, arkitekt, Erleta Obertinca këshilltare politike, ekonomiste. Liridon Ereqi këshilltar politik, jurist, Jashar Qukiqi këshilltar politik Jurist. Këshilltar të jashtëm, Jeton Maqedonci këshilltar i jashtëm jurist. Emrush Kastrati këshilltar i jashtëm, jurist. Kushtrim Loshaj ekonomist, Trim Musliu regjisor. Me të marrë postin e ministrit të Drejtësisë jam zotuar për transparencë, çdo vendim i im, çdo takim ë paraqet interesin dhe politikat e ministrisë është publikuar në faqen e Ministrisë. Secili vendim për emërim nga kabineti im ka shkuar me ecuri të njëjtë dhe është përcjellë të zyrtarët e përgjegjës brenda ministrisë së Drejtësisë për procedim të mëtejme deri në publik. Publikimi i vendimeve të tilla është përgjegjësi e administratës”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka prezantuar statistikat që flasin për punën dhe përkushtimin e këtij institucioni ndër vite. Sipas të dhënave,...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani në Presidencë. Në fillim të...
    Lajme10 Janar 2025
    Misioni i KFOR’it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri. Në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.