Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas arrestimeve të sotme të tetë zyrtarëve policorë.
Selimi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ky arrestim dëshmon përkushtimin e Prokurorisë që të godasë krimin e organizuar në të gjitha hallkat e sistemit, përfshirë Policinë e Kosovës.
Sipas tij, askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se për elemente kriminale nuk do të ketë vend në mekanizmat e zbatimit të ligjit.
Postimi i tij i plotë:
Arrestimi i sotëm i tetë zyrtarëve policorë dëshmon përkushtimin e Prokurorisë që të godasë krimin e organizuar në të gjitha hallkat e sistemit, përfshirë Policinë e Kosovës. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë, të cilët i inkurajoj që hetimin ta çojnë deri në fund dhe të gjithë të përfshirët në kryerje të veprave penale të sillen para drejtësisë. Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe për elemente kriminale nuk do të ketë vend në mekanizmat e zbatimit të ligjit./Front Online/