×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit: Nuk i frikësohemi drejtësisë, shqetësohemi kur drejtësia tenton të bëjë politikë

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, thotë se mund të ketë tensione të mëdha në rast se konfirmohet aktakuza e ngritur nga Specialja për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

    Selimi thotë se deklaratat e lëshuara nga Dhomat e Specializuara për Thaçin dhe Veselin janë shqetësuese por se beson në drejtësi.

    “Ky është një shqetësim dhe pakënaqësi të cilën e kam shprehur publikisht por edhe akterët tjerë se në momentin kur del një deklaratë nga Dhomat e Specializuara – deklaratë e cila është më shumë politike pasi që mendoj se Prokuroria nuk lëshon deklarata por duhet të bëjë hetime dhe të ngris aktakuza. Por kur goditet presidenti i vendin, ish-kryetari i Kuvendit është shqetësuese që të goditen në deklarata të tilla”.

    “Sistemi i drejtësisë e ka punën e vet – ajo Gjykatë është e Kosovës pasi është votuar në Kuvend dhe ka amendament kushtetues dhe duhet ta bëjë punën ashtu siç e bëjnë edhe gjykatat tjera në Kosovë”.

    “Tensionet do të jenë të menaxhueshme pasi ne besojmë në drejtësi dhe e dimë që lufta jonë ka qenë e pastër dhe kjo është vërtetuar në shumë raste në Hagë. Ne nuk duhet t’i frikohemi drejtësisë por normalisht sa herë që kjo drejtësi tenton ta bëjë një lloj politike atëherë duhet të jemi të shqetësuar pasi që bërja e politikës me drejtësi është një lloj shkopi social që është vendosur mbi ne”.

    “Ne besojmë në drejtësi dhe kemi besuar gjithmonë në drejtësi dhe kjo drejtësi sigurisht se do të dalë njësoj sikur në rastet tjera”.

    A ka rrezik që të ngritet aktakuzë edhe për Haradinajn?

    “Haradinaj është shpall dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, mendoj se çështja e tij është e mbyllur edhe tek Dhomat e Specializuara”.

    “Mënyra misterioze se i ata i janë qasur krejt këtij rasti është për tu shqetësuar, pasi që mendoj se nuk ka nevojë për të bërë gjithë këtë misticizëm – por nëse ka prova është procedura penale që duhet përcjellur dhe jo të lëshohen deklarata e të bisedohet brenda-jashtë”.

    “Ftesat kur janë dërguar shumë shpesh kanë qenë të paqarta dhe nuk është ditur se a po thirret dikush si dëshmitar, si i akuzuar apo si i dyshuar. Kjo ka krijuar mjegull edhe më shumë por ne drejtësisë nuk i frikësohemi”, deklaroi Selimi

    Selimi mes tjerash tha se lufta e UÇK-së ishte fisnike dhe Dhomat e Specializuara nuk duhet të frikësohen se dikush mund t’i ikë drejtësisë pasi që të gjithë pjesëtarët e saj janë në gjendje të dëshmojnë për luftën fisnike që bënë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese i cili gjatë javës që shkoi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski bashkë me delegacionin e tij. Ata u mirëpritën me ceremoni zyrtare....
    Lajme18 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë...
    Të tjera
    Kronika18 Nëntor 2024
    Është arrestuar një roje e pyllit në Gjurgjedell të Kaçanikut pasi që i njëjti sipas policisë, ka kanosur me thikë shoferin e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, për FrontOnline, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë. ‘’Në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Policia në Gjilan ka gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Disa persona dyshohet se kanë vjedhur ari dhe gjësende të ndryshme në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Lidhur me rastin, policia...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Ka vdekur në QKUK personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. I ndjeri u aksidentuar më 5 nëntor në kryqëzimin...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar në Leposaviq, i cili dyshohet se ka incizuar fshehurazi të dashurën e tij serbe, derisa ajo ishte në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.