Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi e ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Selimi ka ofruar përkrahje për aksione të tilla duke thënë se ndihet krenar me Prokurorinë e Policinë.
“Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqesisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë” shkruan Selimi në reagim./Front Online/
https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/255773749490410