Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka paraqitur sot para deputetëve në seancën e Kuvendit, projektkodin civil të Kosovës, raporton Front Online.
Ai ka dhënë detaje se çka përfshihet në këtë kod, duke dhënë shpjegime se në sa libra është paraparë që të ndahet i njëjti.
“Është paraqitur projektodi civil i Kosovës. Kodi Civil është ardhë në përfundim se do të jetë i konstruktuar në pesë libra”, ka thënë ai.
Selimi ka treguar se cka sqarohet në këtë kod.
“Janë sqaruar të drejtat pronësore, si fitohet dhe humbet pronësia, e drejta e shtetasve të huaj për të pasur pronë në Kosovë.
Janë përmirësuar dispozitat ligjore të ligjit të familjes, është siguruar barabarësia ndaj ligjit, është siguruar një mbrojtje më e mirë e të drejtave pronësore për gratë, në rast se nuk ka kontratë zbatohet ligji dhe pasuria është e barabartë 50 përqind për secilin bashkëshort”, thotë Selimi, teksa shton se procesi i hartimit të këtij projektkodi ka qenë një nga proceset më të konsultuara.
“Të nderuar deputetë, procesi i hartimit të projektkodit procesi i hartimit ka qenë njëri nga proceset më të konsultuara, pasi që viti 2017-të janë mbajtur rreth 45 takime të grupit punues”, ka thënë Selimi.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/344789140158713/