×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Në vitin 2020 janë konfiskuar asete në vlerë rreth 1 milion e 600 euro

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të AAPSK-së, Kushtrim Cukaj dhe zëvendëssekretarin, Ardian Bajraktari, kanë vizituar Depon Qendrore për Mallrat e Konfiskuara.

    Gjatë kësaj vizite, Selimi tha është njoftuar për së afërmi me kapacitetet e kësaj depoje e cila ka për qëllim administrimin më efikas të pasurive të sekuestruara apo të​ konfiskuara.

    Ai bëri të ditur se në vitin 2020 lera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara ka arritur rreth 1 milionë e 600 euro.

    “Sot vizituam depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, për të parë nga afër gjendjen aktuale dhe kapacitetet e saj. Vetëm në vitin 2020 vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara ka arritur rreth një milionë e gjashtëqind mijë euro”, tha Selimi.

    Sipas tij, konfiskimi i pasurisë së paligjshme mbetet prioritet dhe mekanizëm kryesor për luftim të suksesshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    “Çdokush që tenton të përfitojë jashtëligjshëm do të jetë cak i hetimit dhe askush nuk do të jetë mbi ligjin. Shteti nuk do të ndalet së sekuestruari dhe konfiskuari çdo pasuri që fitohet në mënyrë të paligjshme”, tha Selimi.

    Ministri Selimi tha se duhet rregulluar infrastruktura e nevojshme në depon e AAPSK-së, në mënyrë që të rritet kapaciteti i konfiskimit.

    “Ministria e Drejtësisë, do të bëjë çdo gjë që është e mundur që t’i shtojë kapacitet për të rregulluar infrastrukturën e nevojshme sa i përket kësaj depo, në mënyrë që Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe të Sekuestruar të jenë të gatshëm që kur të rritet kapaciteti i konfiskimit si rezultat i ndryshimeve ligjore, t’i administrojnë pasuritë e konfiskuara edhe të sekuestruar në pajtim me legjislacionin në fuqi”, shtoi Selimi.

    Ndryshe nga periudha kohore qershor – dhjetor 2020, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ka ekzekutuar gjithsej 92 vendime të dërguara nga gjykatat për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.