Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka zhvilluar një takim me veteranë të Ushtrisë Çlirimtarë të Preshevës, Medvegjes e Bujanovcit, UÇPMB-së, raporton IndeksOnline.
Selimi pas këtij takimi bashkë me mysafirët e tij, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e disa prej të cilëve tashmë janë vendosur në Hagë, aty ku është edhe selia e Gjykatës Speciale.
Ndërkohë paraqitjen e tij të parë para kësaj gjykate e ka bërë ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili ka deklaruar se është i pafajshëm në të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke mohuar kategorikisht se UÇK-ja ishte një organizatë çfarë po pretendohet nga kjo gjykatë.