×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: LVV-ja po duket e lodhët

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se paraqitjet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në media janë reduktuar në deputetët Mefail Bajqinovci dhe Dimal Basha.

    “Eee… ku janë ministrja e arsimit? Ajo e tregtisë? Ekonomisë? Ministrja e drejtësisë pastaj? Krejt paraqitjet mediale të partisë në pushtet janë reduktuar në Mefën e Dimal Bashën. Kurtit ja merr menja që është i vetëmjaftueshëm po s’është rendi me rikriju 2021. VV po duket lodhtë”, shkroi Selimi në platformën X.

    Pos paraqitjeve televizive, ligjvënësit e pozitës kanë munguar në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme në Kuvend.

    Sipas IKD-së, kjo përbën një shkelje të besimit të qytetarëve, detyrave dhe përgjegjësive si deputetë të kuvendit.

    “Kjo praktikë dhe qasje e LVV është e pazakontë dhe cenon rëndë vlerat demokratike të Republikës se Kosovës. Bojkoti i seancave parlamentare dëmton jo vetëm integritetin e Kuvendit por edhe injorim ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhej në reagim.

    Po ashtu, IKD-ja ka vlerësuar se deputeti ka detyrimin të respektojë dispozitat kushtetuese dhe ligjin, të cilat përbëjnë bazën e funksionimit të një shoqërie demokratike.

    “Ky obligim e vendos atë në një rol të rëndësishëm, ku veprimet dhe vendimet e tij duhet të reflektojnë vlerat dhe parimet e shtetit ligjor. Nga Kushtetuta dhe ligji deputeti vepron në përputhje me besimin që i është dhënë nga qytetarët.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës dhe “kjo që ndodhi me zarfin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas sulmit të dy qytetareve në Prishtinë nga sorrat Ai përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar rezolutën për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në seancën e...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës tashmë ka nisur. Megjithatë, ndonëse opozita është e pranishme në Kuvend, nuk po merr pjesë në votimin për praninë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kuvendi e ka miratuar projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës. Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim,...
    Lajme30 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi bashkë me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, do të mbajnë sot konferencë për media....
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrje e AKI-së kanë folur për media pasi e lëshuan mbledhjen ku po raportonte...
    Lajme30 Tetor 2024
    Në një vend mjaft të bukur pranë liqenit në Morcotën Ticiniane do të shkëlqejë një bust i artistit të madh, në sheshin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjeg e ardhshme e përcaktojnë fatin e Kosovës. “Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.