×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Kosova shpejt hyn në programin e heqjes së vizave të SHBA-së

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se një e arritur e madhe për Kosovën ka ndodhur në Washington rreth heqjes së vizave nga SHBA-ja.

    Ai tha se Kosova tashmë ka hyrë në programin e SHBA-së për heqjen e vizave dhe tanimë janë disa procedura që duhet kryer.

    “Grenell dhe O’Brien u zotuan se shpejt Kosova do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së. Ky program është një proces që duhet ta kalojmë”.

    Ndërkaq, për mospajtimet që patën me kryeministrin rreth çështjes së Ujmanit, Selimi tha se Ramush Haradinaj në bisedë me Avdullah Hotin bënë që ajo të mos jetë në dëm të Kosovës.

    “Hoti dhe Haradinaj luajtën një rol të jashtëzakonshëm për çështjen e Ujmanit. Këtu u kërkua dhe u bë që Ujmani të bëhet fizibilitet nga SHBA, e cila shihet nga ata si palë objektive për mënyrat e shfrytëzimit për energji. 80 për qind e tij është në Kosovë, por ky objektivitet na jep garanci në shfrytëzimin optimal për energji”.

    Selimi tha se koalicioni është stabil megjithë paralajmërimet Haradinaj i bëri pak më parë.

    “Ne këto çështje i diskutojmë përbrenda koalicionit. Pakënaqësitë i diskutojmë brenda koalicionit, për këtë shkak u bënë edhe ato të arritura”.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Gazeta The New York Times ka shkruar rreth vdekjes së Tina Kaidanow, e cila ishte ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë...
    Lajme24 Tetor 2024
    Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” raporton se Drejtori i CIA-s, William Burns, në vizitën që pati gjatë muajit gusht në Kosovë i...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur për kryeministrin Albin Kurti, si dhe për Dejona Mihalin e Lëvizjes...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se nuk do të dërgojnë drafte për asociacione në Kushtetuese, porse sipas saj,...
    Vip24 Tetor 2024
    Gresa e ka pyetur Xhenetën nëse do mund të kishte diçka me Burimin jashtë Bigut Xheneta tha se gjithçka mund të ndodh,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Kyreministri Kurti e ka pranuar dokumentin për Asociacionin para deputetëve në Kuvend. “Kurti Osmani dhe...
    Lajme24 Tetor 2024
    Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në rrugën "Rrahim Beqiri" në Prishtinë. Rastin për Front Online u konfirmua nga zëdhënsja...
    Lajme24 Tetor 2024
    Në Bajçinë të Podujevës është vendosur një kryq. Sipas informatave kryqi është vendosur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ende nuk dihet se...
    Vip24 Tetor 2024
    Aria u pyet nga publiku se a është duke e bërë asistenten e Rezit. Ndonëse ajo e mohoi menjëherë duke thënë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.