×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Klubi i vjetër i politikës po sillen dhe janë bashkë

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka theksuar se qytetarët e Kosovës po përballen me vështirësi deri në kufi të ekzistencës. Sipas tij, pavarësisht gjendjes jo të mirë në vend, krimi dhe korrupsioni po vazhdon të jetë në veprim dhe plan të parë.

    Selimi gjatë seancës plenare ka thënë se klubi i vjetër i politikës po sillen dhe janë bashkë.

    Selimi: Ata po mendojnë që po fshehin fytyrën

    “Përderisa kurdiset avullimi i milionave të humbur në arbitrazhe, për fat të keq lista e shtresave dhe kategorive shoqërore me probleme të pazgjidhura është shumë e gjatë. Klubi i vjetër i politikës së vjetër edhe këtu po sillen edhe janë bashkë. Krejt po i shohim, vetëm ata po mendojnë që po e fshehin fytyrën”, ka deklaruar ai.

    Selimi theksoi se statusi i minatorit është vetëm ai social, meqë sipas tij këta nuk po trajtohen mirë nga shteti. Ai ngriti edhe shqetësime të tjera, duke shtuar se qytetarët po presin nga qeveria për zgjedhjen e problemeve të tyre.

    Selimi: Qytetarët do të duhej të ishin në plan të parë për qeverinë e tyre

    “Janë banorët shqiptarë të komunës së Mitrovicës së Veriut dhe viseve të tjera të cilat pengohen ende sot për të ndërtuar shtëpi e tyre dhe nuk mund të kthehen në pronat e tyre për të punuar dhe jetuar. Janë banorët e Hades me problemin e tyre të madh të pazgjidhur tash e një dekadë. Janë po ashtu banorët e Qikatovës e Drenasit që përballen pa përgjigje për problemin e madhe që e kanë nga Ferronikeli dhe nga komuna e tyre, ku po rrezikohen shtëpitë, pronat, shëndeti dhe veçmas jeta e tyre. Kur Serbia pret realizimin e Zajednicës, në anën tjetër janë qytetarët që presin dhe do të duhej të ishin në plan të parë për qeverinë e tyre për zgjedhjen e problemeve të tyre”, ka theksuar ai.

    Ndër tjera, theksoi se janë duke u harruar të gjitha gratë të cilat nuk kanë përkujdesje. Fermerët sipas tij ende nuk kanë marrë ende kompensim për dëmet nga reshjet, e që siç tha ai krimi dhe korrupsioni po vazhdon të jetë në veprim dhe plan të parë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.