Shefit i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, është deklaruar i pafajshëm para dhomave të specializuara për aktakuzën e ngritur ndaj tij, raporton Front Online.
“Unë kam pasur kohë të mjaftueshme që bashkë me avokatin ta analizojmë aktakuzën dhe më lejoni të deklarohem që ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë”, tha ai.
Gjykatësi Ndërkombëtar, Nicolas Guillou, i kërkoi Selimit të tregoj se a ndihet i pafajshëm apo deklarohet, për shkak të procedurave.
Me këtë rast Selimi u shpreh se zakonisht i deklaron ato që i ndjej por e përsërisë edhe një herë se deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.