Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur se nuk pret që Gjykata Speciale të sjell drejtësi, raporton Front Online.
Ai tha në emisionin Dhoma e Rrëfimeve se nuk dëshiron t’i dëgjoj duke u ankuar ata që e kanë votuar këtë gjykatë, pasi që për shkak të vendimeve të tyre, qytetarët po përballen me pasoja.
LEXO EDHE: Selimi: Hoti ushqehet me sandviç e ne me vullnet
“Kjo gjykatë nuk është dashur të krijohej, nuk është dashur. Nuk do të sjell drejtësi. Ne e kemi kundërshtuar. Të njëjtit njerëz po tentojnë ta zhbëjnë atë që e kanë bërë. Është dashur ta dinë sepse i kemi treguar. Kushtetutën nuk mund ta ndërrojmë. Për fat të keq tani po përballemi me pasoja të veprimeve të dëmshme”, ka thënë ai./Front Online/