Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se para shuarjes së Task-forcës për luftimin e korrupsionit, është dashur të ketë një plan të lëndëve e koordinimi.
Selimi ka thënë se nuk është kundër një formule të re për të përmirësuar performancën e sistemit të drejtësisë, porse sipas tij, kjo duhet të ketë një plan.
“Unë nuk jam kundër ndryshmeve, riformatizimeve, nuk jam kundër provës së një formule të re për të përmirësuar performancën tonë në antikorrupsion e sundim të ligjit dhe krimit të organizuar. Unë i kam shpreh shqetësimet e mia, sepse neve na duhet një plan. Unë mendoj që ne para se me hy në shuarje ne është dashur ta kemi një plan të lëndëve, të koordinimit. Ne kemi nevojë t’i kemi institucionet e forta, Prokurorisë Speciale e Policisë në mënyrë që të funksionojë sistemi”, ka thënë ai.