Selena zbuloi se u diagnostikua me çrregullim bipolar ne vitin 2020, pasi vizitoi një institucion të shëndetit mendor.
Ajo vendosi ta ndajë me fansat e saj se si u përball teksa ka treguar një pamje paraprake të dokumentarit të saj të ardhshëm “My Mind & Me” me Vanity Fair, në të cilin tregon se si mësoi të përballej me çrregullimin bipolar.
“Fillimisht kur dola jashtë, nuk ia kisha idenë se si do ta përballoja diagnostikimin. Çka nëse do të ndodhte përsëri? Çka nëse herën tjetër nuk do të kthehesha përsëri? Andaj duhet të dija më shumë për të nga dita në ditë.
Kur isha fëmijë frikësohesha shumë nga stuhitë. Jam rritur në Teksas dhe frikësohesha shumë që vetëtima dhe bubullima nënkuptonte ardhjen e një tornadoje.
Por, nëna ime më dha disa libra për fëmijë që shpjegonin stuhitë, vetëtimat dhe bubullimat dhe nënkuptonin: ‘Sa më shumë të mësosh për të, aq më pak do të kesh frikë prej saj’. Dhe kjo me të vërtetë ndihmoi”-tha ajo./FrontOnline/