×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohet substancë narkotike dhe ndalohet një person i dyshuar në Podujevë

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Stacioni Policor në Podujevë, pas pranimit të informatës dhe realizimit të veprimeve hetimore, në koordinim me prokurorin e krimeve të rënda, njofton se ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Podujevë.

    Gjatë kontrollës së shtëpisë dhe pronës, janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal, thotë policia.

    “Në bastisje janë sekuestruar: Një (1) kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar). Një (1) cigare me substancë narkotike të dyshuar. Dy (2) matës-peshore. Katër (4) paketime rizllash (OCB). Një (1) bluerës-mulli. Një (1) mjet i prehtë (thikë). Një (1) paketë që përmban qese plastike të vogla. Një (1) antiplumb me ngjyrë të zezë. Një (1) telefon celular”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    “Pas realizimit të bastisjes dhe sigurimit të provave, njësiti i antidrogës (DHTN-së) ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimin. Po ashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka cilësuar veprën penale dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për një periudhë prej 48 orësh”, vijon njoftimi.

     

    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2025
    Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara...
    Lajme24 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se në negociatat ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe deputetes boshnjake,  Duda...
    Lajme24 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi mes kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë për festimin...
    Bota/Rajoni24 Prill 2025
    Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Støre vlerëson Trump për rolin e tij në shtytjen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai...
    Bota/Rajoni24 Prill 2025
    Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, pati tubimet elektorale të radhës në Sarandë. Sipas Euronewsalbania, ai deklaroi se që nga viti 2013,...
    Lajme24 Prill 2025
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, tha se “nuk e di” se a mund të ketë koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe se çfarë...
    Lajme24 Prill 2025
    Emisari danez për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për vizitën e shkurtër që ka zhvilluar në Kosovë. Ai ka treguar se...
    Sport24 Prill 2025
    Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ministri në dorëheqje i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka theksuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.