Policia ka njoftuar se në Petrovë të Shtimes një person posedon armë zjarri.
I dyshuari, G.H i moshës 32 vjecare, e ka dorëzuar një pushkë të gjuetisë.
Arma i është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Komunikata e plotë:
Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve në Shtime
Me datën 10.09.2024 rreth orës 00:05 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se një person në fshatin Petrovë të Shtimes posedon armë zjarri.
Poicë e rendit në bazë të autorizimeve policore i kanë marrë veprimet e menjëhershme , kanë identifikuar të dyshuarin dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë.
Gjatë intervistimit i dyshuari G.H. (M/K) i moshës 32 vjeçar ka pranuar dhe ka dorëzuar armën e zjarrit, pushkën e gjuetisë në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore. I dyshuari është liruar, kurse arma e zjarrit i është sekuestruar.