Policia ka sekuestruar një veturë Lamborghini, pa targa, në fshatin Zhur të Prizrenit ku gjatë patrullimit kishte parë se atë po e ngiste një 11 vjeçar, ndërsa babai i tij ishte pasagjer.
Policia tha se prindit të tij i ka shqiptuar një gjobë dhe se vetura është konfiskuar.
“Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa. Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjer ishte prindi i tij, babai. Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi I mjetit nuk ka arritur të prezantojë fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit”, ka njoftuar policia në një komunikatë.
“Nga policët në detyrë prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë – vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar. I njëjti është dërguar në stacionin policor të Prizrenit”, thuhet më tej në njoftim.
Policia e Kosovës tha se mbetet e përkushtuar për të ofruar “siguri si dhe për të mbajtur rend e qetësi, si dhe rregull në komunikacion”./Express/