Në Skenderaj sot është sekuestruar një armë e cila ishte duke u poseduar ilegalisht.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sekuestrimi i armës është rezultat i vijimësisë së një hetimi të ndërlidhur me një rast tjetër hetimor i nisur javë më parë. Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person nga i cili është sekuestruar arma, ku pas procedurës intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha Zahiti për Express.