Mbrëmë nga zyrtarët policor të Njësitit për Reagim të Shpejtë dhe të stacionit Veriu në Prishtinë, në dy raste të ndara, janë shoqëruar dy persona të dyshuar (njëri nga ta i mitur) dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy lokacione të ndryshme.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Front Online