Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Mramor, pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 27 kilogramë e 600 gramë substancë e dyshuar narkotike.
Substanca dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Po ashtu në këtë rast është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinarë (para të Serbisë).
“Fsh. Mramor, Prishtinë (NN) 09.08.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në veturën e ti janë gjetur dhe sekuestruar 27 kg e 600 gram substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, po ashtu është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 € dhe 320 dinar (para të Serbisë). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.