Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë.
Ndaj të njëjtëve janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Kurse, sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Sekuestrohen dy armë zjarri dhe dy thika në rajonin e Prishtinës
Prishtinë, 25 nëntor 2022 – Sot nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacion tre persona dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme.
Në rastin e parë në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë, nga njësite të stacionit policor veriu, një personit të dyshuar i është sekuestruar, një armë e ftohtë thikë.
I dyshuari, mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme gjuetie dhe 7 fishekë, është realizuar në fshatin Mramor, ku për intervistim është shoqëruar i dyshuari :
M.G, mashkull, 49 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa dy aksionet për rastin e tretë ku është shoqëruar një person i dyshuar, janë realizuar nga zyrtarët e stacionit Qendra në Prishtinë, në rrugën “Naim Frashëri” (vendbanimi i të dyshuarit), dhe në rrugën “Luan Haradinaj” ( lokal ku ndodhej i dyshuari).
Personit të dyshuar:
S.S, mashkull, 20 vjeç, i janë sekuestruar:
– një armë zjarri,
– një thikë,
-një shufër metalike si dhe
-5 fishekë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, personi i dyshuar, është liruar në procedurë të rregullt.