×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sekrete burrash që ata s’do t’i pranojnë kurrë me zë të lartë

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Sa pak gjëra dimë me siguri nga bota e burrave!

    Shumica e tyre janë të fiksuar me futbollin, e përjetojnë tmerrësisht keq gripin dhe se përgjithësisht janë më të lezetshëm kur lënë mjekër. Asgjë më tepër nuk dihet me siguri për ta.

    Çfarë ka që s’të shkruan? Pse s’e mbajti mend kurrë ditën e përvjetorit tuaj? Mos u lodhni shumë të mendoni, thjesht pranojini siç janë.

    Bashkë me pesë sekrete të vërteta që do t’i merrni vesh tani rreth tyre, por ata s’do t’i pranonin kurrë!

    1- Shumë shpesh kanë nevojë që thjesht të mos bëjnë gjë!

    Mund të duket si e papritur, por ka momente në të cilat ata thjesht nuk duan t’u japin drejtim gjërave. Nuk duan të marrin vendime serioze dhe aq më pak të mbajnë përgjegjësi më vonë për pasojat. Thjesht duan kohë për veten e tyre. Të rrinë në qetësi dhe të shijojnë momentet e çmuara të paqes.

    2- Nuk i vënë re detajet

    Burrat mendojnë globalisht. Thjesht pranojeni këtë dhe mos i detyroni me çdo kusht të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve. Madje edhe ne duhet të ndjekim shembullin e tyre pasi aq shumë harrohemi pas gjërave të vogla sa shpesh nuk shijojmë atë që vërtetë po ndodh.

    3- Ka kaq shumë mendime absurde në mendjen e tyre

    Kur shihni partnerin të menduar me siguri mendoni se ai po përpiqet të gjejë një zgjidhje që do ta çojë përpara marrëdhënien tuaj e gjëra të tilla si këto. Por jo, ai në fakt po mendon për çdo gjë tjetër përveç realitetit të tij. Si ta shpëtoj botën, a fluturon gomari dhe gjëra të tilla si këto fshihen pas asaj fytyre kaq të qetë.

    4- Nuk lejojnë asnjë vajzë t’ju shpëtojë nga sytë, edhe nëse janë me ju

    Një burrë gjithmonë do t’i hedhë sytë tek ajo që po kalon përballë jush. Edhe nëse ai nuk do, serish shikimi do ta tradhtojë. Jo vetëm kaq, por falë kësaj ata do ta shprehnin kaq lirshëm mendimin për çdo vajzë që do t’i tërhiqte vëmendjen. Gjithsesi mos u shqetësoni, falë aftësisë së tyre zgjodhën më të mirën, që jeni ju. Ose të paktën, le të mendojmë kështu.

    5- Kanë shumë nevojë për mbështetje

    Ata kanë nevojë për të njëjtën mbështetje që kemi dhe ne dhe është krejt e natyrshme. Stresi dhe problemet e përditshme e kanë kthyer paqen shpirtërore në sfidën më të madhe, pa asnjë dallim mes gjinive.

    Burimi: Bustle, Anabel

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë. Siç raporton Anadolu, lëkundjet...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga takimi me mërgimtarë në Halifax të Kanadasë. Osmani ka thënë se ka takuar shumë shqiptarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.