×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sekretari Rutte takohet me Von der Leyen për herë të parë mas marrjes së detyrës

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Sekretari i ri i NATO-s, Mark Rutte është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për herë të parë që kur mori detyrën.

    Gjatë takimit të tyre, u diskutua për rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe NATO-s dhe poashtu, ata ranë dakord të punojnë më shumë për të rritur bashkëpunimin.

    “Diskutimi i tyre u fokusua poashtu në rëndësinë e një partneriteti të ngushtë dhe strategjik midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të dy ranë dakord se në një botë gjithnjë e më të rrezikshme, ky partneritet është jetik për të mbrojtur paqen, lirinë dhe prosperitetin. Lufta e agresionit të Rusisë në tokën evropiane është kërcënimi i vetëm më i madh për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian. Sekretari i Përgjithshëm, Rutte dhe Von der Leyen theksuan se vendosja e ushtarëve të Koresë së Veriut në mbështetje të luftës së agresionit të Rusisë përfaqësonte një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër Ukrainës, si dhe një kërcënim serioz për sigurinë evropiane dhe paqen globale”, thuhet në njoftim.

    Rutte dhe Von der Leyen folën gjithashtu mbi vendosmërinë në rritje të shteteve autoritare në skenën botërore.

    “Këto shtete sfidojnë interesat, vlerat dhe parimet tona të përbashkëta demokratike, duke përdorur mjete të shumta – politike, ekonomike, teknologjike dhe ushtarake. Për të adresuar këto kërcënime dhe sfida në zhvillim, Rutte dhe Von der Leyen kanë rënë dakord të krijojnë një task forcë të re të nivelit të lartë për të forcuar bashkëpunimin ekzistues NATO-BE. Planifikimi për takimin e parë të task-forcës pritet të ecë përpara në javët në vijim”, thuhet më tej në njoftim./Klankosova

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Disa trupa janë gjetur pasi pjesë të Spanjës jugore dhe lindore u goditën nga përmbytje të forta të martën, me disa vende...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris mbylli fushatën e saj në Uashington me një paralajmërim për amerikanët se nëse zgjidhet...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me vartësin e tij, Hekuran Murati, njoftoi të martën për rritje pagash për punëtorët e sektorit...
    Lajme30 Tetor 2024
    Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Petrit Ajeti, sot do të raportojë në Kuvendin e Kosovës, para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot zyrtarisht do ta pranojë Raportin e Progresit. Këtë e ka bërë të ditur vet ai gjatë...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris mbylli fushatën e saj në Uashington me një paralajmërim për amerikanët se nëse zgjidhet...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Një person në Korçë ka humbur jetën pasi ka ndezur zjarr në një stallë për t’u ngrohur, por më pas zjarri është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.