×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i AKR-së: Të zgjidhet çështja e Presidentit ose të shkohet në zgjedhje

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Konfirmimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë që këtë post t’a ushtron kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sipas nenit 80 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    E lidhur me këtë nga AKR-ja për Front Online, ka folur sekretari, Vesel Makolli.

    Ai tha se situata në të cilën është vendi kërkon veprime të menjëhershme nga liderët e partive politike.

    Makolli tha janë dy opsione të gjendjet një konsensus mes liderëve të partive politike për postin e presidentit ose vendi të shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “Janë dy opsione ose të zgjidhet çështja e presidentit ose të shkohet në zgjedhje duhet të gjitha çështjet të vendosen në tavolinë dhe të vendoset ajo që është më e rëndësishme për shtetit, partitë nuk duhet t’i shohin interesat personale, por interesin e përgjithshëm pasi që jemi në një situate delikate dhe kërkon veprime të menjëhershëm”, deklaroi ai.

    I pyetur se a do ta votojnë ndonjë kandidat tjetër për këtë post, Makolli, tha se AKR-ja e ka kandidatin e saj i cili është adekuat për këtë post.

    “Realisht na e kemi presidentin e partisë i cili është përmend për këtë post, ne mendoj se është adekuat, duhet të jemi unik në këtë çështje”, deklaroi ai.

    Sekretari i AKR-së tha se tani nuk kanë diskutuar në parti dhe as me liderët e partive politike për këtë post, pasi që siç tha ai, është jonjerëzore të bisedohet për shkak të situatës së krijuar nga aktakuzat e Speciales. /Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...
    Të tjera
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij të fundit me liderin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.