
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë të tjera sulmesh shumë shpejt.
Ai shtoi se SHBA-ja do të përdorë një rezervë të pakufizuar bombash precize me gravitet.
Duke vazhduar deklaratat e tij, Hegseth tha se forcat amerikane dhe izraelite presin të kenë “kontroll të plotë mbi qiellin iranian” brenda pak ditësh.
Ai tha se “po mbërrijnë forca të tjera” në Lindjen e Mesme për konfliktin me Iranin, duke shtuar se SHBA-ja do të marrë kohën e nevojshme për të siguruar fitoren.
“Është shumë herët dhe, siç ka thënë Presidenti Trump, ne do të marrim gjithë kohën që na duhet për t’u siguruar që do të kemi sukses”, tha ai në konferencën për shtyp.