Sekretari amerikan i Shtetit , Antony Blinken ia dërgoi një letër presidentit të Serbisë , Aleksander Vuçiq, në të cilën ai i kërkoi Vuqiqit njohjen reciproke me Kosovën.
E ndaj kësaj ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës , Avudallah Hoti i cili thotë se miqësinë me SHBA-në duhet ruajtur dhe këtë e ka thënë edhe ish-presidenti Rugova para 30 vitesh. Ai ka përmendur letrën e Sekretarit të Shtetit Blinken ndaj Serbisë që të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke.
Postimi i tij i plotë:
Në linjë me deklarimin e Presidentit Biden, Sekretari i Shtetit Blinken i kërkon prapë Serbisë të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke.
Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh.
Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës.
Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces.