Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”.
Kënga e Ronelës po pritet mirë, madje ajo ka arritur edhe një sukses tjetër në mesin e këngëve të “Eurovisionit”.
“Sekret” është renditur e pesta në mesin e 20-të videove më të shikuara gjatë muajit mars.
“Eurovision 2022”, do të mbahet në Torino të Italisë.
E sipas renditjes zyrtare, Ronela do të performojë e para në gjysëmfinale të natës së parë.
Ndërkohë, këngëtarja shqiptare së fundmi mori pjesë në “Israel Calling 2022”, bashkë me artistët e tjerë që do të marrin pjesë në “Eurovision Song Contest”.